E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Aksident në Berat/ 31 vjeçari përplas me makinë këmbësorin

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat.

 

Policia njofton se 31 vjeçari me iniciale R.Ç teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip “Renault” ka përplasur këmbësorin, 58 vjeçarin me iniciale F.B.

 

Reklamë

Ky i fundit, është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i riu u shoqërua në komisariat.

 

Berat/Informacion paraprak

 

Në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ish Bashkia e vjetër”, shtetasi R.Ç., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin furgon tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin F.B., 58 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

 

Drejtuesi i automjetit do shoqërohet në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më shumë video

Reklamë