Një aksident ka ndodhur në bypassin e Fierit.

 

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njera tjetrën duke sjellë edhe të lënduar.

 

Paraprakisht dyshohet se janë përfshirë në aksident një automjet tip “Mercedes Benz” dhe një “Reno”.

 

Menjëherë janë njoftuar bluzat e bardha të spitalit rajonal Fier ndërsa janë shoqëruar në mjediset e këtij spitali dy persona.

 

Nga ana e policisë po punohet për të zbuluar dinamikën e aksidentit dhe gjetjen e shkaqeve të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *