Një aksident ndodhi paraditen e kësaj të mërkure në aksin Shkodër-Malësi e Madhe, në afërsi të urës së Rrjollit. Një motoçikletë, që drejtohej nga një turiste hungareze, është përplasur me një makinë dhe si pasojë ajo ka mbetur e plagosur.

 

Turistja është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

 

Dyshohet se shkak i aksidenti u bë një parakalim i gabuar nga turistja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *