Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin “Shkodër-Lezhë”.
Një automjet është përplasur me një motomjet, e si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Të plagosurit e motomjetit, 17 dhe 18-vjeç ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasja D. S., duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. A., 18 vjeç dhe pasagjer një të mitur 17 vjeçar.
Shtetasi A. A., dhe i mituri 17 vjeçar, ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv





