Kronikë
Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, ndërron jetë ish-kryetari i Komunës Livadhja

Biznesmeni Irodhi Dalani ka humbur jetën pas aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Karahaxh, ku automjeti i tij është përplasur me një tjetër mjet në aksin rrugor Sarandë – Delvinë.
Reklamë
Pavarësisht se është dërguar për mjekim drejt Janinës, Irodhi nuk ka mundur të mbijetojë.
Reklamë
Irodhi Dalani ka qenë kryetar i Komunës Livadhja dhe ushtronte aktivitet në përpunimin e qumështit.
Policia po punon ende për përcaktimin e shkakut të aksidentit fatal.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




