Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Një automjet i llojit “Mahindra” është përplasur me automjetin tip “Peugeot”.

 

 

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit “Peugeot” dhe pasagjeria, si dhe një pasagjere që po udhëtonte në me mjetin “Mahindra”. Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *