E premte, 18 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, disa të plagosur

Një aksident me disa të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë në afërsi të fshatit Udenisht.

Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën kokë me kokë duke lënë të plagosur disa persona

Sipas policisë shkak dyshohet se është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

“Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, janë përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Xh. me automjetin tip “Seat” me drejtues shtetasin O. Xh.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin tip “Seat”, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave të aksidentit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Ana Miha
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video