E premte, 6 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan

Një aksident i rende ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan. Një grua fillimisht i ka mbijetuar përplasjes së mjetit me të cilin udhëtonte, por teksa ka dalë për të parë dëmet është goditur për vdekje nga një minibus. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur ura e Murrashit. Viktima Miranda Bajraktari ishte duke udhëtuar me bashkëshortin e saj, teksa automjeti i tyre kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga. Minibus, i cili po udhëtonte në drejtim të Korçës, ka aksidentuar për vdekjen e 38- vjeçaren. Sipas policisë se Elbasanit, vendi ku ka ndodhur aksidenti te “kthesat e Murrashit” është i njohur per rrezikshmërinë e larte, pasi edhe me herët kane ndodhur aksidente me pasoje vdekje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë