E hënë, 2 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përmbyset kamioni i pastrimit

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Mabe, ku një kamion i pastrimit të qytetit të Laçit ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës.

Drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të lehta, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve, kamioni ishte i mbushur me mbeturina dhe po udhëtonte drejt landfillit të Bushatit në momentin e aksidentit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Ngjarja ka shkaktuar trafik të rënduar në zonë, ndërsa autoritetet po punojnë për normalizimin e qarkullimit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë