E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përfundon në spital shoferi i motorit

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë lagjes ish-Frutore.

Drejtuesi i një motoçiklete ka mbetur i dëmtuar, pasi u përplas me një automjet.

I lënduari, rreth 40 vjeç, ka marrë dëmtime në kokë dhe është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë