E premte, 6 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën pasagjerja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në mbrëmje, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Dajç.

 

Automjeti tip “Benz”  ka përplasur motoçikletën, ku si pasojë humbi jetën një 60-vjeçare, e cila ishte pasagjere e motorçikletës.

 

Reklamë

Bashkëshorti i saj, 62-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në spitalin rajonal të lezhës. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.

 

Pak minuta më pas, një tjetër aksident është regjistruar në aksin rrugore që lidh Shkodrën me Gurin e Zi.

 

Një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, duke shkaktuar një të plagosur, i cili është dërguar nË spital për mjekim për shkak te përplasjes së fortë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë