E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagoset drejtuesi

Një aksident i rëndë automobilistik me plagosje u regjistrua mesditën e së martës në aksin nacional rrugor Korçë-Pogradec pranë fshatit Vashtemi.

 

Ngjarja ka ndodhur këtë të martë pranë fshatit Vashtemi kur një autoveturë tip “Benz” është përlasur fillimisht me mbrojtëset anësore të superstradës dhe duke humbur kontrollin përfundoi në një sipërfaqe toke me pemë.

 

Reklamë

Dëshmimtarë të ngjarjes thanë se mjeti u përplas gati 4-5 metra pas mbrojtëses anësore të rrugës si pasojë e shpejtësisë . Drejtuesi i mjetit që udhëtonte i vetëm, mbeti i plagosur dhe është dërguar në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore.

 

Ende nuk ka të dhëna për identitetin e të aksidentuarit dhe gjëndja e tij shëndetësore. Policia është duke kryer hetimet dhe nuk ka dhënë njoftim për shkaqet e aksidentit.

 

Dyshohet se drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara ka tentuar të shmangë përplasjen me një tjetër automjet që vinte në krahun e kundërt dhe për të evituar përplasjen ka devijuar.

 

 

Duhet theksuar se në aksin rrugor nacional Korçë-Pogradec janë regjistruar aksidente të shumta automobilistike jo thjesht  për shpejtësinë e lartë të lëvizjes së mjeteve por edhe kryqëzimeve e qarkullimit të këmbësorëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë