E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Plagosen tre persona, zbardhen detajet e para

Aksident me 3 të plagosur në aksin nacional Korçë – Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Velitërnë aty ku mjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të mjetit dhe dy pasagjerëve që udhëtonin me të.

 

Reklamë

Policia ben me dije se drejtuesi i mjetit 34 vjeçar ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara në momentin e aksidentit. Policia po heton më tej për shkaqet e këtij aksidenti.

 

3 të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë