Video · Kronikë
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, dy persona të lënduar
Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Petrushë. Automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin E. S., është përplasur me automjetin tip “Ford”, që drejtohej nga shtetasi Ll. B.

Si pasojë e përplasjes, dy pasagjerë në automjetin “Volkswagen” kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore. Sipas raportimeve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Reklamë
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Më shumë video
Reklamë




