E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 06:06 Në vijim ora 06:06: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Maliq, makina përplas këmbësoren

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Biranj

Një mjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur një këmbësore duke e lënë të plagosur.

Reklamë

Sipas policisë mjeti që po lëvizte nga Korça në drejtim të Maliqit ka humbur kontrollin e mjetit duke mos shmangur aksidentin

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se këmbësorja ka qenë në afërsi të stacionit të udhëtarëve të fshatit Biranj.

E dëmtuara është dërguar menjëherë me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës dhe mësohet se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën

Nga ana tjetër policia ka bërë të mundur shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.

“Rreth orës 16:55, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lumalas, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin T. I., 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen L. M., 48 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë