E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë/ Plagosen tre të rinj, dy në gjendje të rëndë tek Trauma

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02 e 30 minuta të mëngjesit të kësaj të mërkure, në aksin rrugor Fushë Krujë- Vorë, e konkretisht afër urës së Gjolës, ku një Benz është përplasur me barelën anësore të kësaj rruge.

 

Reklamë

Në Benz ishin tre veta të moshave të reja dhe të tre janë dëmtuar por mësohet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë tek spitali i Tramës Tiranë.

 

Reklamë

Te rinjtë udhëtonin drejt veriut.

 

Në vendngjarje ishte policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, paraprakisht mendohet humbja e vëmendjes së drejtuesit të mjetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë