E premte, 9 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Aksident në aksin Fushë Krujë-Rinas, plagosen tre persona, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident automobilistik është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Fushë Krujë-Rinas.

Dy makina, njëra Volksëagen e tjetra foristradë Benz janë përplasur me njëra- tjetrën dhe për pasojë janë plagosur tre veta, ku njëri prej tyre është dërguar në spital e mësohet se është në gjendje të rëndë.

Shkaku i aksidentit mësohet se ka qenë tentativa për parakalim, që është ndihmuar edhe nga lagështira./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë