E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në aksin Fier-Levan, lëndohen dy shoferët

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marteje në aksin rrugor Fier-Levan. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku si pasojë njëri nga mjetet ka përfunduar në pjesën anësore të rrugës. Të dy drejtuesit e mjeteve kanë pësuar dëmtime të lehta dhe po marrin ndihmë mjekësore.

 

 

Shkak dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë për shkak të reshjeve. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë