Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan Tiranë.

 

Policia njofton se si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, “Volkswagen” dhe “Ford”, kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

 

Elbasan/ Informacion paraprak

 

Rreth orë 08:30, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Mamël, mjeti tip “Volksëagen “, me drejtues shtetasin Xh.B., 56 vjeç, banues në fshatin Mamël, Elbasan,  është përplasur me mjetin tip ” Ford”, me drejtues shtetasin A.B., 33 vjeç, banues në Elbasan.

 

Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasit S.B., dhe O.B., të cilët ishin pasagjerët në mjetin tip “Volksëagen ” gjithashtu është plagosur edhe drejtuesi i mjetit “Ford”, të cilët  janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *