E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Plagosen dy persona, transportohen me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pak më parë në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Papër.

 

Reklamë

Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe janë lënduar dy drejtuesit, të cilët janë dërguar në spital.

 

Reklamë

Gjendja e tyre nuk dihet ende ndërsa paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e motit të keq dhe shpejtësisë me të cilën po lëviznin mjetet.

 

Pas përplasjes mes tyre, mjetet janë përplasur dhe me bordurën anësore të rrugës duke pësuar edhe me shumë dëme materiale.

 

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë