Një aksident i rëndë rrugor me plagosjen e 4 personave është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Elbasan-Peqin.

 

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Pajovë,  Peqin , ku një mjet tip “Benz” është  përplasur me një mjet tip “Foristrad” dhe për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi Xh.Q.,57 vjeç, banues në Lushjë, dhe tre pasagjerët shtetasit M.Q., 53 vjeçe, S.K., 58 vjeçe dhe B.K., 62 vjeç,  të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

 

Drejtuesi i mjetit Foristrad është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

 

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *