E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë.

Dy mjete janë përplasur, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ata  janë transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilat siguruan zonën dhe asistuan në ndihmën e parë për të plagosurit. Ekspertët po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Sipas informacionit paraprak, shkak është bërë një parakalim i gabuar, ndërkohë që të dy mjetet lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Reklamë

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë