E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen tre persona

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në fshatin Xibrakë, ku janë plagosur tre shtetas maqedons.

 

Sipas policisë makina e tipit “Pezho” me targa KU 6343 AD ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur dy pasagjeret maqedonase, 34-vjeçarja me iniciale F.T. dhe 28-vjeçarja me iniciale M.K., të cilat janë dërguar menjëherë drejt spitalit të Elbasanit dhe drejtuesin e mjetit A.J., 35 vjeç, i cili është plagosur lehtë.

 

Ndërkohë policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë