Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin Elbasan – Librazhd.

 

Raportohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me barrierat anësore.

 

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”, ndërsa sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë.

 

Si pasojë  nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

 

Ndërkohë, grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për nisjen e hetimeve të këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *