Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Durrës-Tiranë.

Mësohet se një makinë ka përplasur këmbësoren që po kalonte rrugën e cila është derguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Me datë 25.09.2021, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, një mjet me drejtues shtetasin I. S., 20 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore ende të paidentifikuar e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *