Politikë
Aksident me vdekje në Tiranë-Durrës

Një aksident me vdekje është shënuar mesditen e kësaj të mërkure në autostradën Tiranë-Durrës.
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ka ndërruar jetë pasagjerja në njërin mjet. Bëhet fjalë për 60-vjeçaren me iniciale Sh. Ç.
Reklamë
Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




