Kronikë
Aksident me vdekje në Tiranë-Durrës, pranga 30-vjeçares

Një 49-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të martë si pasojë e një aksidenti të shënuar në autostradën Tiranë – Durrës.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale B.K., banues në Sukth, i cili u përplas për vdekje nga 30-vjeçarja K.D. Kjo e fundit përfundoi në prangat e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.




