Vendi
Aksident me vdekje në Tiranë, shoferi i makinës përplas 54-vjeçarin

Ilustrim · Vizion Plus
Një 54-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në rrugën “Jordan Misja”.
Policia bën me dije se automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç.
54-vjeçari u dërgua në spital por fatkeqësisht humbi jetën.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv




