E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Kronikë

EMRI/ Aksident me vdekje në Shkodër

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.

Bëhet me dije se një automjet me drejtues një shtetas slloven K.J ka përplasur në rrugë këmbësoren Prende Lulaj 68-vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. L., 68 vjeçe.

Reklamë

Si pasojë e aksidentit, shtetasja P. L. ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit shtetasi K. J., është  shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë