E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën këmbësori

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Thumanë të Krujës.

Automjet, i drejtuar nga një 32-vjeçar ka përplasur një këmbësor.

Reklamë

Fatkeqësisht, këmbësori rreth 36 vjeç ka humbur jetën.

“Më datë 17.02.2025, rreth orës 19:15, në fshatin Thumanë, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin D. S., rreth 32 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin G. Gj., rreth 36 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit po shoqërohet për në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë