Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Lipjan të Kosovës.

Aksidenti  ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”. Në aksident u përfshinë një kamion dhe një makinë, ku si pasojë shoferi i makinës ka ndërruar jetë

Lidhur me rastin i dyshuari (shoferi i kamionit) është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan. Nga informatat e para është bërë e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe për pasojë një person, mashkull, 71-vjeç, ka humbur jetën”, njoftoi policia dje./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *