E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident me vdekje në Kavajë, humb jetën 50-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor  “Plepa-Kavajë”.

Siç njofton policia, rreth orës 08:40 automjeti me drejtues shtetasin S. P. ka përplasur shtetasen A. M., 50 vjeçe, këmbësore, e cila ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë