E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Aksident i rëndë në Fier, humb jetën i moshuari, u përplas nga makina

Një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 13:15 të ditës së sotme, 22 shtator.

Ngjarja është regjistruar në rrugën “Skënderbej”, Fier.

Policia njofton se shtetasi M. J., 47 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin L. Ç., 81 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi L. Ç., ka humbur jetën.

Reklamë

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin M. J., në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë