E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Koplik

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Shkodër-Koplik.

 

Mësohet se një makinë ka përplasur një biçikletë, drejtuesja e të cilës ka ndërruar jetë.

 

Reklamë

“Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv, shtetasi G.B. 27 vjeç, banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar, e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë