Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën nacionale fushë Kruje – Tirane, në afërsi të kryqëzimit te Larushkut. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës, rreth orës 7.20 kur një automjet tip “Fiat” është përplasur me një veturë “Seat” e për pasojë janë lënduar tre personat që ndodheshin në dy makinat: Rexhep Xhixha, Dimon Cangu dhe Albert Bardhoku. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën. Policia dyshon se shkak i aksidentit është bere dalja e pakontrolluar e një prej makinave nga rruga dytësore ne aksin nacional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *