Një aksident me tre të plagosur është shënuar mëngjesin e kësaj të enjte në Durrës.

Automjeti me drejtuese gruan me inicialet H. H. është përplasur me automjetin me drejtues personin me inicialet E. B., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët A. M., A. S., dhe F. C., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *