Subscribe

Dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Durrës, pranë mbikalimit Shkozet-Plepa. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune në vendin e quajtur “Unaza e plazhit” kur fillimisht makina është përplasur me trafik ndarësen e më pas ka goditur murin e një objekti pranë rrugës. Përplasja fatale u ka kushtuar jetën Ardian Sallakut 37 vjeç e Vito Mehmetit 25 vjeç ndërkohë, u plagosën edhe katër te rinj të tjerë, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 6 të rinjtë ktheheshin nga një festë drejt banesave të tyre në Durrës me një automjet tip “Peogeot” me targa të kryeqytetit. Ekspertët e policisë rrugore të qytetit bregdetar bëjnë me dije se shkaku kryesore i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia tej norma e drejtuesit te automjetit, i cili humbi edhe jetën si edhe lagështira në rrugë. Autopsia pritet te zbulojë nëse drejtuesi i mjetit ishte apo jo nën efektin e alkoolit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *