E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Aksident me dy të lënduar në Lezhë-Laç, bllokohet qarkullimi për një orë (VIDEO)

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme, 8 shkurt, në aksin Lezhë-Laç, në dalje të urës së Milotit.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë nga aksidenti është bllokuar për rreth 60 minuta aksi Lezhë-Laç, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhejn e shkaqeve të këtij aksidenti./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë