Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të shënuar pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

 

Nga përplasja e një automjeti tip “Renault” me mjetin tip “Ford”, u lënduan katër personat, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije.

 

Ata janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

 

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *