E enjte, 17 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident, makina shtyp tregtarin

Ilustrim · Vizion Plus

Një 25 vjeçar është bere viktima e radhës e aksidenteve automobilistike. Ai u godit nga nje automjet pranë zonës se metalurgjisë ne Elbasan. I riu ishte duke shitur fruta ne ane te rrugës ne fshatin Bradashesh. Makina qe vinte me shpejtësi te madhe nga Tirana e humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke e përplasur fort  25-vjeçarin.

 

I plagosur ne gjendje te rende ai u transportua drejt spitalit te Elbasanit, por ndërroi jete gjate rrugës.

 

Forcat e policisë qe mbërritën ne vendin e ngjarjes shoqëruan ne komisariat shkaktarin e aksidentit.

 

Ndërkohe ne nje tjetër aksident gjate ditës nje efektiv policie mbeti i plagosur. Ai po udhëtonte ne aksin rrugor Cërrik-Banje kur si pasoje e pakujdesisë doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë.

 

Per fat te mire drejtuesi i mjetit arrite te shpëtoi me plage te lehta, ndërsa makina pas disa minutash nga aksidenti shpërtheu ne flake dhe u dogj.

 

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh