Tre automjete janë përfshirë në një aksident pasditen e kësaj të enjteje pranë mbikalimit te Fabrika e Miellit në kryeqytet.

 

Nga përplasja e tre mjeteve me drejtues E. G., A. S., dhe A. B. ka mbetur i plagosur një fëmijë 2 vjeç.

 

I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *