E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i trefishtë në Lushnjë-Fier

Një aksident i trefishtë është regjistruar këtë të diel në aksin Lushnjë-Fier, në afërsi të fshatit Gorre.

Aksidenti, ku janë përfshirë tre automjete, ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të distancës dhe një manovre të gabuar gjatë parakalimit.

Fatmirësisht, nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa asnjë nga drejtuesit apo bashkudhëtarët nuk ka pësuar lëndime serioze.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe, pasi ka kryer procedurat e nevojshme, ka larguar automjetet për të shmangur bllokimin e trafikut. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë