E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Aksident i trefishtë në Berat, një i plagosur

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në lagjen Mangalem të Beratit.

Në aksident janë përfshirë tre automjete. Një automejet tip Opel, me targa të huaja ka goditur mjetin Volkswagen, i cili ishte në pritje të semaforit, por gjithashtu në aksident është përfshirë edhe mjeti tip Mercedes Benz.

Nga goditja e fortë është lënduar një nga pasagjerët që ndodheshej në makinën tip Opel.

I dëmtuari është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore për të hetuar shkaqet e aksidentit. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë