E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina të përfshira

Screenshot

Vlorë – Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident në qendër të qytetit, pranë Postës Qendrore.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Peugeot i ka prerë rrugën një mjeti tip Volkswagen, duke shkaktuar përplasjen fillestare.

Si pasojë e këtij incidenti, në aksident janë përfshirë edhe disa automjete të tjera që ndodheshin në lëvizje në atë moment, mes tyre edhe një mjet Hyundai i Prefekturës së Vlorës.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale të shkaktuara janë të konsiderueshme.

Reklamë

Përplasja ka shkaktuar gjithashtu edhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në zonë, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe normalizimin e trafikut.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.

Vazhdo të lexosh

Reklamë