E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident i rëndë tek rruga e Kombit, vdes kalimtari

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në rrugën e Kombit, afër fshatit Gëziq të Mirditës.

 

Një automjet ka përplasur për vdekje një kembesor.

 

Reklamë

Aksidenti fatal ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të këmbësorit.

 

Viktima ende nuk është identifikuar.

 

Njoftimi i policise:

 

Rreth orës 18:45 , në autostradën Rreshen-Kukës, në fshatin Gëziq ,Mirditë, automjeti tip “Kamionçinë”, me drejtues shtetasin E.B.,41vjeç, banues në Fanë, Mirditë, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka gjetur vdekjen

Drejtuesi i automjetit shtetasi E.B. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin  e shtetasit të aksidentuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë