E hënë, 2 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Vlorë ditën e sotme.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha.

Një motomjet tip “Yamaha”, është përplasur me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, ende i paidentifikuar ende, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit që ndërroi jetë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë