Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Vlorë Fier.
50-vjeçari me inicialet B.B është përplasur nga automjeti tip ‘Nissan’ i cili drejtohet nga një 19-vjeçar.
Grupi hetimor ka mbrritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 22.05.2022, rreth orës 14:45, në autostradën Vlorë-Fier, shtetasi E. S., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B, rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.