Subscribe

Një motor i forcave “Shigjetat” është përfshirë në një aksident paraditen e kësaj të marteje. Nga përplasja, kanë mbetur të plagosur dy efektivë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës së Re në Tiranë, tek Kopshti Botanik.

 

Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë një makinë që i ka prerë rrugën motorit të efektivëve.

 

Këta të fundit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.

 

“Rreth orës  10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motor të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim)”, sqarohet në njoftimin e policisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *