Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku ka humbur jetën një 20 vjeçar.

 

Bëhet me dije se i riu me inicialet A.K., po udhëtonte në makinë me shokun e tij, 20-vjeçarin me inicialet O.S. i cili ishte dhe drejtuesi i mjetit.

 

Ky i fundit ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes, i riu me inicialet A.K humbi jetën, teksa shoferi është arrestuar. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, policia ka nisur hetimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *