E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 14 minuta më parë
Vendi

Aksident i rëndë në rrugën Vorë-Fushë Krujë, disa të lënduar

Një aksident është shënuar paraditen e sotme në rrugën Vorë – Fushë Krujë.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë dhe si pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije për Vizion Plus, se shoferi i një automjeti tip “Benz” që lëvizte në drejtim të Fushë – Krujës është përplasur me një automjet tip “Audi” që lëvizte në drejtim të Vorës.

Në të dyja automjetet, kanë mbetur të lënduar disa persona të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë